Evropa përballet me ‘kaos’ në aeroporte!

Written by on 29/06/2021

Aeroportet në të gjithë Evropën mund të përballen me “kaos” këtë verë ndërsa vendet përpiqen të koordinojnë përhapjen e certifikatës digjitale covid-19. Certifikata, e krijuar për të treguar statusin e vaksinimit ose infeksionit të një udhëtari, do të jetë në dispozicion për të gjithë vendet anëtare në BE duke filluar nga 1 korriku.

Gjithsesi shqetësuese mbeten vonesat dhe radhët e gjata gjatë pikut të verës. Për këtë arsye Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror i kërkon qeverive evropiane të përpunojnë certifikatat përpara mbërritjes së një pasagjeri në aeroport, ndryshe kontrolli i zgjatur i stafit për dokumentet, do të shkaktojë kaos./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist