Evropa e shqetësuar për azilkërkuesit nga Ballkani/ Diskutohet kthimi i vizave

Written by on 30/09/2021

Disa shtete kanë shprehur shqetësim për azilkërkuesit nga vendet e treta të Ballkanit Perëndimor duke thënë se paraqesin rrezik për Bashkimin Europian. Një nga vendet që është ankuar për azilkërkuesit nga Shqipëria është Franca. Sipas tyre  liberalizimi i vizave  veçanërisht ndaj Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë.

Edhe Gjermania ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të azilkërkuesve kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia.

Sipas mekanizmave mbrojtës të BE, vizat mund t’ju hiqen atyre shteteve që paraqesin këto problematika dhe nuk marrin asnjë hap për zgjidhjen e tyre./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist