Eurostat/Shqiptarët të dytët për marrjen e nënshtetësisë në BE

Written by on 27/09/2021

Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh pas marokenëve për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019. Në total fituan shtetësinë mbi 706 mijë shtetas të huaj gjatë 2019-s, nga të cilët grupi më i madh i fitimit të kësaj të drejte ishin mbi 66 mijë marokenë. Grupi i dytë ishin shqiptarët me 41 mijë dhe të tretët britanikët, me mbi 29 mijë persona.

 

Më shumë se 97% e shtetësive të reja për shqiptarët u dhanë nga Greqia dhe Italia, vendet të cilat mbajnë një numër të lartë emigrantësh nga Shqipëria./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background