Europa përgatitet për valën e të nxehtit afrikan
Written by rt on 24/06/2019
Kontinenti europian po përgatitet për valën e temperaturave ekstreme që vijnë nga Afrika. Temperaturat deri në 40 gradë celcius do të mbizotërojnë deri në datën 30 qershor. Vala e të nxehtit është paralajmëruar nga institucionet meterologjike në Spanjë dhe Gjermani ku mendohet se vlerat e temperaturave do të shkojnë mbi 40 gradë celcius. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar kryesisht në lidhje me stuhitë për të cilat ka lëshaur edhe paralajmërime.