Europa gri në sezonin festiv, parashikimet zbehin Krishtlindjen e bardhë!

Written by on 24/12/2019

Europianët që kërkojnë Krishtlindje të bardha por duket se do të zhgënjehen me motin  e ngrohtë që do ti shoqërojë në sezonin festiv. Vala e ngrohtë e sjellë nga “Elsa” është mbledhur mbi Atlantik, ndërsa stuhia Fabian mbi Mesdhe dhe Afrikën Veriore. Temperaturat do të shënojnë 16 gradë celcius në Palermo të Italisë ndërkohë që situata më e pazakontë do të ndodhë në Shën Petërburg,i cili rri zakonisht i ngrirë, me temperatura rreth 5 gradë celcius. Zvicra ka rregjistruar temperaturat më të larta të saj për dhjetorin 20.5 gradë celcius javën e kaluar. Sipas ekspertëve, do të ketë Krishtlindje edhe më të nxehta dhe kjo në plan afatgjatë. Pra mbetet të pranohet se europianët do të kalojnë Krishtlindje gri.

 


Current track

Title

Artist

Background