Është zyrtare! Nëshkruhet sot marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali
Written by Radio Travel on 11/03/2021
Ministrja Olta Xhaçka do të jetë sot në Romë për të firmosur marrëveshjen e njohjes së patentave midis Shqipërisë dhe Italisë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama, ku më herët i kishte kërkuar Ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio njohjen e patentave shqiptare.
“Tashmë le të çojmë përpara marrëveshjet për pensionet e shqiptarëve në Itali, të cilët janë qytetarë shembullore që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, që punojnë fort dhe kanë kontribuar në ekonominë italiane për kaq shumë vite”, u shpreh Rama në postimin e tij./radiotravel.al