Është në traditën e shqiptarit që “shtëpia të jetë e zotit dhe e mikut”! Nis samiti ndërkombëtar i turizmit!

Written by on 14/01/2020

Ditën e sotme ka nisur samiti ndërkombëtar i turizmit, organizuar nga Minsitria e Turizmit dhe Mjedisit me në krye zotin Blendi Klosi . Me pjesëmarrjen e delagacionit ndërkombëtar “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” ministri në fjalën hapëse të sesionit të parë deklaroi se “ është në traditën e shqiptarit që “Shtëpia të jetë e mikut dhe e zotit”. Më tej ministri shtoi se samiti organizohet për të treguar se Shqipëria ka tashmë një ofertë turistike të konsoliduar të qëndrueshme në çdo kohë. Me nje rritje 2 fishore nga 2.2 milion turistë në vitin 2013 në 6 milion vitin e kaluar dhe 6.5 milion këtë vit.  Shqipëria ka hyrë tashmë në listën e vendeve me industri turizmi konkurruese.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist