Eranda Shuaipi: Sipërmarrësja që ka hobi bodybuilding dhe udhëtimet

Written by on 23/12/2020

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Eranda Shuaipi, një sipërmarrësë me një pasion krejt të veçantë për një grua: Të ndërtuarin e trupit me muskuj të tonifikuar. Gjatë njërit prej udhëtimeve që ajo bën shpesh me familjen e saj, Eranda ka qenë dhe në Indi, vend që i ka lënë shumë mbresa dhe që e kishte kuriozuar para se të shkonte. Sipas saj, indianët përdorin shumë ushqime pikante dhe kjo është gjëja që nuk e kishte shumë qejf nga India. Njerëzit aty ishin të hareshëm dhe me dëshirë për jetë, por qyteti mbulohej nga buritë e makinave dhe smoku. Në fund Eranda do e rekomandonte Indinë si një vend për t’u parë, qoftë dhe një herë në jetë!


Current track

Title

Artist