Enkeleda Nova, përkthyesja shqiptare në gjykatën spanjolle

Written by on 08/01/2021

E ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Enka Nova, përkthyesja shqiptare që jeton dhe punon në Spanjë që nga viti 1997, kohë kur la qytetin e saj të lindjes, Beratin. Enkeleda apo siç e thërasin miqtë Enka, jeton në Madrid, qytet që asaj i pëlqen shumë dhe ku komuniteti i shqiptarëve nuk është i vogël. Fillimi për të ka qenë i vështirë, sa të siguroheshin dokumentet, por më pas avash-avash u përshtat shumë mirë. Djali i saj ka lindur në Spanjë gjithashtu. Herë pas here Enka vjen në Shqipëri, vend që nuk është larguar kurrë mendërisht e që ka shumë nostalgji. Për të Madridi është një qytet fantastik e plotë jetë, por në këtë kohë pandemie, çdo gjë është pezulluar përsa i takon jetës sociale.


Current track

Title

Artist