Emiratet, turizmi kete vit sjelle fitime mbi 40 miliard euro
Written by rt on 20/09/2018
Emiratet e Bashkuara Arabe vijojne me shifra teper pozitive ne turizem. I pari qe beri hapin gjigand drejt infrastruktures futuriste me ndertesa dhe atraksione pa fund qe Dubai, i cili mbetet destinacioni me i preferuar ndjekur nga Abu Dhabi, Omani dhe Katari. Duket se tashme vec ofertes leisure nje pike e forte ku po perqendrohen Emiratet eshte turizmi i biznesit. Pritet qe ky lloj turizmit te sjelle per kete rajon me shume se 40 miliard euro fitime kete vit. Nje tjeter drejtim ku po marrin hov investimet ne Emiratet Arabe eshte dhe sektori i lundrimit ku terheqja e krocierave nga shume vende po shihet me perparesi te vecante.