Elon Musk pushon nga puna 3300 persona

Written by on 13/06/2018

Elon Musk deklaroi se kompania e tij Tesla do te pushoje nga puna 9% te punetoreve. Musk tha se vendimi per te ulur numrin e punetoreve eshte bere ne vazhden e perpjekjeve te uljes se shpenzimeve dhe arritjes se profitabilitetit te qendrueshem. Pas lajmit ne fjale, aksionet e Tesla-s u rriten me 3.2 per qind, me saktesisht, duke arritur çmimin prej 342,77 dollare per nje aksion. Ne baze te te dhenave te kompanise, numri i punetoreve te pushuar do te jete rreth 3.300. Investitoret po ushtrojne presion mbi kompanine per te pershpejtuar prodhimin e modelit te saj “3”, qe paraqet nje automjet luksoz. Musk nga ana e tij, vuri ne dukje se reduktimi i numrit te te punesuarve, nuk do te kete nje ndikim negativ ne aspektin e numrit te automjeteve te prodhuara te Modelit 3.


Current track

Title

Artist

Background