Elita Ziberi: Babai më vuri emrin nga grupi “Elita 5”

Written by on 19/02/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Elita Ziberi, e bija e Arif Ziberit, këngëtarit të njohur të grupit “Elita 5” që të gjithë shqiptarët e njohin dhe e dëgjojnë. Ajo është gjithashtu këngëtare si i ati, që sigurisht ecën në gjurmët e tij të suksesit. Edhe pse mosha e saj është e re, eksperienca që ka në zhanre të ndryshme këngësh apo koncertesh, nuk është e vogël, përkundrazi shumë e pasur.

Elita rrëfeu se aktualisht për shkak të pandemisë kënga ka ndaluar, por projektet muzikore ende vazhdojnë në studio apo virtualisht. Është shumë e ndërgjegjshme për emrin që mban dhe çdo dite përpiqet që ta justifikoj me shumë punë. Përveç këngeve të saj, ka realizuar dhe disa covera nga “Elita 5”, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist