Elbasan, masa per te zgjatur qendrimet turistike
Written by rt on 16/06/2018
Jane te shumte turistet qe vizitojne Elbasanin, sidomos ne kete stine te vitit. Kalaja fushore me stilin e saj romak vazhdon te terheqe vemendjen dhe po ashtu objektet e ndryshme te kultit te pozicionuara brenda saj. Por turizmi i Elbasan vazhdon te jete turizem nje ditor. Banoret e kalase duket se kane nisur te sensibilizohen dhe te krijojne biznese tradicionale qe lidhen ngushte me historine e zones. Sipas specialisteve duhet ende shume pune ne kete drejtim dhe sensibilizim gjithashtu qe Elbasani te ofroje pritje dhe sherbim per te zhvilluar ekonomine e tyre por edhe turizmin historic e kulturor.