Ekspertët/Varianti Delta i trasmetueshëm edhe nga të vaksinuarit. Maska dhe distancimi fizik i domosdoshëm!

Written by on 21/08/2021

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.

Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në Indi ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet ndërmjet personave të vaksinuar. Rezultatet bëjnë të qartë se sa të rëndësishme janë masat mbrojtëse si mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura për të zvogëluar transmetimin. Kjo do të thotë që pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist