Egjipti, destinacioni më i preferuar turistik midis çekëve këtë verë
Written by Radio Travel on 28/07/2021
Egjipti renditet si destinacioni i dytë më i preferuar midis turistëve nga Republika Çeke për verën e 2021. Kjo bëhet e ditur sipas raportit të botuar nga faqja çeke “Prague Morning”. Sipas raportit, 5 destinacionet kryesore që çekët kërkojnë në google nisin me Egjiptin.
Ata mendojnë se është një destinacion unik turistik, ku vizitori mund të shohë monumentet dhe të mësojë rreth civilizimit antik, qyteteve të gjalla dhe të shijojë bregdetin piktoresk të Detit të Kuq./radiotravel.al