Edhe Saranda mbulohet nga petku i debores!

Written by on 04/01/2019

Edhe Saranda mbulohet nga petku i debores!

Pas dy vitesh Saranda zbardhet serish nga debora. Kalaja e Lekuresit dhe
Manastiri i 40 Shenjtoreve kane qene totalisht te mbuluar nga bora, kurse
qyteti u perfshi nga reshje te lehta debore. Reshjet e debores kane filluar qe
ne mengjes heret, por duket se mesdita ka sjell reshje me intensitet me te
larte. Per Saranden e cila arrin te kete 300 dite diell ne vit renia e bores per
qytetaret eshte emocionuese per vete faktin se nuk ndodh cdo vit.Perveç
Sarandes, Delvina eshte mbuluar prej dy ditesh nga bora ndersa sot reshjet
jane intensifikuar edhe me shume diten e sotme.Reshje debore ka edhe ne
Ksamil dhe fshatrat e Konispolit.Nuk jane krijuar probleme ne qarkullimin
rrugore, apo probleme me ngricat, dhe energjine elektrike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist