Edhe Mali i Zi si Franca. Ndalon hyrjen në bare dhe restorante pa tampon!

Written by on 31/07/2021

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar rregulla të reja lidhur me koronavirusin. Ato prekin kryesisht personat që do duan të frekuentojnë baret, restorantet, klubet e natës, diskot, ngjarjet sportive apo aktivitetet kulturore. Me vendimin e fundit, personat mund të kenë akses në këto vende vetëm nëse janë plotësisht të vaksinuar, nëse kanë marrë dozën e parë, nëse kanë një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi se e kanë kaluar COVID-19 ose dëshmi e një testi të antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

Pronarët e objekteve në Mal të Zi janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë posedimin e provave të vaksinimit ose testeve negative./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist