E pabesueshme, por e vërtetë/ Nisin xhirimet e filmit të parë në hapësirë!

Written by on 06/10/2021

Duket disi e pabesueshme, por do të ndodhë vërtet. Një ekip rus ka deklaruar se do të nisë xhirimi i filmit të parë në orbitë dhe do të jetë një përvojë që do të pasurojë njohuritë kinematografike dhe hapësinore. Filmi me metrazh të gjatë, i titulluar paraprakisht “Vyzov” (Sfida) do të shfaqë një mjeke që ndodhet në hapësirë ​​për të shpëtuar jetën e një kozmonauti në vështirësi.

Ky mision filmik në orbitë u njoftua në shtator, disa muaj pasi NASA zbuloi një projekt filmik me aktorin amerikan Tom Cruise./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist