Dyndje vizitorësh në ujërat termale të Bënjës

Written by on 04/01/2021

Një numër i lartë vizitorësh kanë zgjedhur të frekuentojnë në ditët e para të janarit burimet e ujërave termale me veti terapeutike. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ku shprehet se: “Në Shqipëri mund të lahesh edhe në dimër. Madje, mund t’i festosh ditët e para të vitit të ri duke u zhytur në “Ujërat Termale të Bënjës”. Monument Natyre. Destinacion natyror gjithëvjetor në rrethin e Përmetit”. Ujërat termale të Bënjës ndodhen 13 km larg qytetit të Përmetit dhe tërheqin një numër të lartë vizitorësh.


Current track

Title

Artist

Background