Durrësi , udhëtimi i parë me anije turistike
Written by rt on 27/06/2019
Anija e parë turistike ka nisur lundrimin në Durrës, duke shtuar kështu kapacitetet për turistët që vizitojnë vendin tonë. I pranishëm në lundrim ka qenë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili tha se edhe pse ka problematika që duhen zgjidhur, kapacitetet e shtuara në industrinë e turizmit e disafishojnë potencialin turistik të qytetit bregdetar. Përmes anijes turistike në Durrës, turistët e huaj do të kenë mundësinë të vizitojnë bukuritë e Kepit të Rodonit, të Bisht Pallës, Durrësin antik si edhe pasuritë natyrore në zonat e mbrojtura. “Në Vlorë kemi 27 anije turistike në bregdet. Edhe për Durrësin ky është vetëm fillimi” , ka thënë ministri.