Durresi dhe potencialet e turizmit te peshkimit!

Written by on 10/11/2018

Turizmi i peshkimit po promovohet se fundmi ne Durres si nje praktike e qendrueshme e turizmit detar nepermjet projektit TOURISMED. Bashkia Durres nepermjet ketij projekti synon qe te promovoje nje experience ndryshe dhe unike turistike, qe mund te ofroje te ardhura shtese per peshkataret si dhe mund te sjelle nje diversifikim te ofertes per operatoret turistike. Gjate zbatimit te ketij Projekti, i cili vjen si nje risi ne vendin tone u zhvilluan disa udhetime pilot te peshkimit turistik, me qellim testimin dhe promovimin e udhetimeve te peshkimit. Udhetimet pilot u zhvilluan ne zonen e Kepit te Rodonit, Gjirin e Lalzit dhe Portin e Peshkimit ne qytetin e Durresit. Gjate itinerareve turistet u prezantuan me zonen e peshkimit, ekosistemin detar dhe varietetet tipike te peshkut, demostrimin e teknikave te peshkimit, larmishmerine e peshkimit dhe degustimin e peshkut lokal.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist