Durres, fluks krocerash edhe ne shtator!
Written by rt on 06/09/2018
Kroçera “Gemini” me 670 turiste nga Turqia ka mberritur ne Durres per te dyten here, qe nga fillimi i muajit korrik.Anija turistike eshte ankoruar ne kalaten 5 te portit me te madh te vendit. Krocera me gjatesi 164 metra dhe flamur nga Bahamasi ishte nisur nga nje prej ishujve te Greqise dhe ka qendruar ne Durres deri ne oren 20:00 te mbremjes se djeshme ndersa me pas eshte nisur drejt Kotorrit ne Mali te Zi.Gjate oreve te qendrimit ne vendin tone, grupet e turisteve kane vizituar qendrat muzeale dhe arkeologjike ne qytetet e Durresit, Krujes, Tiranes dhe Beratit.