Duket se nuk ka më shpëtim nga vaksinimi/ Një tjetër shtet heq opsionin për teste falas PCR!
Written by Radio Travel on 14/10/2021
Qeveria franceze ka konfirmuar se duke filluar nga data 15 tetor, testet e PCR të kryera për arsye jo mjekësore nuk do të mbulohen më nga sigurimi shëndetësor, që nënkupton se do të jenë me pagesë. Franca, është shteti i rradhës që i bashkohet kësaj nisme si një strategji për të rritur kështu dhe numrin e të vaksinuarve në vend.
Edhe pse çmimet ndryshojnë sipas llojit të testit, çmimi referues për një test PCR në këtë vend kushton 43.89 €./radiotravel.al