Drejtoria e transportit njofton qytetarët” shmangni radhët e gjata të fundvitit dhe nxitoni të paguani taksat vjetore të mjetit tuaj”!

Written by on 04/12/2019

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin radhët e fundvitit dhe të nxitojnë të paguajnë sa më parë taksat vjetore të mjetit pranë drejtorive rajonale të kolaudimit. Sipas DPSHTRR, orari zyrtar për shërbimet e taksave të mjeteve deri në 31 dhjetor 2019 do të jetë nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri në orën 17.00 , të mërkurën deri në orën 19.00. Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë deri në orën 16. Gjithashtu drejtoria ka bërë me dije se për të përllogaritur dhe paguar taksat duhet të drejtohen në faqen zyrtare të DPSHTRR.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist