Drejt perfundimit pista e re e vrapit dhe pedalimit tek Liqeni!

Written by on 07/05/2018

Drejt perfundimit pista e re e vrapit dhe pedalimit tek Liqeni!

 

Me pisten e re te vrapimit dhe pedalimit, Parku i Madh i Liqenit ofron tashme me shume mundesi per te gjithe ata qe duan te merren me sport apo jane te apasionuar pas biçikletave.Bashkia e Tiranes nepermjet Agjencise se Parqeve dhe Rekreacionit eshte duke i dhene doren e fundit punimeve te kesaj piste qe pershkon pjeset me panoramike te liqenit, si dhe ato me pak te perdorura, per ta bere gjithe Parkun e Liqenit te aksesueshem. Agjencia ka nisur tashme edhe montimin e mbrojteseve te shetitoret e pistat e reja te vrapit e pedalimit ne Parkun e Madh, pergjate zones se Pallatit te Brigadave e kudo ku ka disnivele me rrezik per frekuentuesit. Itinerari i biçikletave eshte shtrire ne zona me pak te populluara te liqenit, pikerisht per t’i bere te aksesueshme edhe keto zona.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist