Drejt perfundimit nenstacioni i Himares, furnizim pa nderprerje gjate sezonit

Written by on 04/06/2018

Nenstacioni i Himares pritet t’i jape fund problemit me energjine elektrike ne kete zone turistike gjate veres. Ministri i Infrastruktures dhe Energjise gjate nje inspektimi te fundit te punimeve ne kete nenstacion tha se investimet po i paraprijne zhvillimit turistik te gjithe zones.Me ndertimin e Unazes se Jugut 110 kv, faza e fundit e projektit ishin dy nenstacionet, ai i Orikumit dhe Himares me vleren 6.3 milion euro. Investimi garanton sigurine e furnizimit dhe cilesine e tensionit per te gjithe kete zone. Kete vit do te garantohet nje sezon turistik normal per te gjithe pushuesit nderkohe qe skuadra speciale nga qytete te tjera te Shqiperise do te alokohen gjate 3 muajve te sezonit nga Velipoja, pergjate gjithe vijes bregdetare, Durres, Shengjin, Golem, Vlore deri ne Sarande.


Current track

Title

Artist

Background