Donald Trump, në ditën e fundit të vizitës shtetërorë në Britaninë e Madhe

Written by on 05/06/2019

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i bashkohet Mbretëreshës Elizabeth II në Portsmouth, për të shënuar përvjetorin e 75-të të zbarkimeve në Normandi.  Theresa May do të presë 15 udhëheqës botërorë për të nderuar operacionin më të madh të kombinuar, tokë-ajër-det, në histori. Personalitete nga çdo vend që luftoi përkrah Britanisë së Madhe do të jenë të pranishëm. E quajtur deklarata e “D-Day”, 16 vendet firmëtare, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, angazhohen të punojnë së bashku për të zgjidhur tensionet ndërkombëtare në mënyrë paqësore. Kjo eshte dita e tretë dhe e fundit të vizitës shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist