Dita Nderkombetare e Bleteve, mjalti si produkt per agroturizmin!
Written by rt on 21/05/2018
Ne Diten Nderkombetare te Bleteve ne sheshin “Gjergj Kastrioti” ne Lezhe u organizua gjate fundjaves nje panair me hojet e bleteve dhe produktet e tyre. Te pranishem ishin bletare te Shqiperise, Kosoves e Lugines se Presheves, te cilet prezantuan produktet e tyre dhe paralajmeruan rrezikun qe i kanoset bleteve nga njerezit. Bletaret apeluan per me shume mbeshtetje nga shteti. Produkti i mjaltit mund te sherbeje per zona te ndryshme te vendit edhe si nje terheqje turistike ne kohen kur agroturizmi por merr permasa te reja ne Shqiperi.