Dita e Falenderimeve, pritet të sjellë trafik të rënduar/ Por a janë gati kompanitë ajrore?

Written by on 22/11/2021

Trafiku ajror për festën e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet t’I afrohet niveleve të para pandemisë dhe parashikohet të jetë një periudhë e ngarkuar. Por sërish linjat ajrore amerikane kanë deklaruar se janë të përgatitura për atë që duket se do jetë periudha më intensive e pushimeve që nga fillimi I pandemisë.

‘’ Ne jemi mëse gati dhe të emocionuar për këtë periudhë’’ ka deklaruar Doug Parker, shefi ekzekutiv I American Airlines Group.

Shumica e avionëve në të gjithë industrinë do të jetë afër kapacitetit të plotë, pasi njërëzit duan të udhëtojnë dhe duan të festojnë së bashku me familjen Ditën e Falenderimeve, si një nga festat më të rëndësishme amerikane.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist