Disa vende të Shengenit rifusin kontrollet kufitare prej Covid-19
Written by Radio Travel on 19/02/2021
Situata shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e koronavirus dhe llojet e reja që janë përhapur në botë, duke përfshirë kontinentin e Evropës, ka shtyrë disa shtete anëtare të zonës Shengen të rikthejnë kontrollet e kufijve. Ky vendim vjen si një përpjekje për të parandaluar importimin e rasteve COVID-19 nga jashtë.
Kontrollet kufitare janë rikthyer nga nëntë vende të BE-së pasi autoritetet shëndetësore i gjykuan ato si të nevojshme për të kontrolluar situatën. Ato janë Belgjika, Austria, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria, Norvegjia, Portugalia dhe Spanja./radiotravel.al