Diamantet e prodhuar nga njeriu do te shiten me cmim shume te ulet!
Written by rt on 30/05/2018
Kompania me e madhe ne bote qe merret me germimin dhe shitjen e diamanteve do te nise te shese diamante te prodhuara ne laborator. De Beers njoftoi se do te shese keto gure te çmuar te prodhuar nga njeriu me 1/10 e çmimit te diamanteve nga minierat. Njoftimi vjen pasi kompania ishte shprehur shume here se nuk do te shiste kurre keto lloj guresh, megjithate suksesi i rivaleve duket se e ka detyruar edhe De Beers t’i futet ketij biznesi. Me marken e re te diamanteve, kompania synon te terheqe kliente te rinj ne moshe, te cilet tradicionalisht shpenzojne me pak per gure te çmuar. Keshtu, tregu 80 miliarde dollaresh i gureve te çmuar do te ndahet ne nje segmente me gure per bizhuteri per shtresat e mesme dhe gure per unaza fejese apo bizhuteri luksoze drejtuar me te pasurve. Aktualisht nje diamant 1 karat i prodhuar nga njeriu shitet per 4 mije dollare, ndersa nje diamant natyral shitet per 8 mije dollare.