Deutsche Welle për Shqipërinë: ‘’Delta po përhapet më masivisht’’.

Written by on 23/08/2021

Varianti Delta i virusit Corona po përhapet me shpejtësi në Shqipëri. Ende nuk janë rikthyer masat shtrënguese dhe mbajtja e maskës nuk respektohet. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i infektimeve të reja me virusin Corona javën që kaloi, arriti në Shqipëri, në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12.

Rastet e reja të infektuara nga virusi Corona janë të përhapura pothuajse në të gjithë vendin duke prekur 43 bashki nga 61 që ka në total Shqipëria. Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetarëve aktualisht është i fokusuar në kryerjen e vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij muaji, që është shpallur “muaj i hapur” për vaksinimet mbi moshën 18 vjeç. Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Shqipëri janë përdorur 1,3 milionë doza të vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 përqind e tyre u përket vaksinimit të qytetarëve mbi 18 vjeç me dozën e parë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist