Detajet e fundit te dasmes mbreterore!

Written by on 19/05/2018

Oret e fundit te pergatitjeve dhe provave te pergjithshme dhe pastaj ne fund Meghan Markle do t’i thote po princit Harry te Anglise, ne ate qe cilesohet si dasma e shekullit. Nena e aktores amerikane ka fluturuar ne Angli nga Los Anxhelos per te takuar princin Charles dhe Camilla, nje çaj me Mbretereshen Elisabetta dhe pastaj festa mund te filloje. Markle do te qendroje ne Cliveden House Hotel ne oret e fundit si beqare, ndersa Princi Harry do te jete me vellain e tij ne Coworth Park. Kensington Palace specifikon se ishte çifti qe i kerkoi princit Charles per te shoqeruar aktoren ne altar dhe se Princi i Uellsit pranoi ‘i lumtur” duke marre keshtu persiper te shoqeroje Meghan ne vend te babait te saj, Thomas Markle, i cili hoqi dore nga problemet shendetesore.  Ceremonia do te mbahet ne Kishen e Shen Gjergjit ne Keshtjellen Windsor ne Londer ne oren 11 me oren tone. Eshte bere e ditur se e gjithe dasma do te kushtojne gjysme milioni funte. Turma te medha njerezish jane grumbulluar ne Windsor per te qene deshmitare te marteses mbreterore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.Rreth 100 000 persona pritet qe te qendrojne anes rrugeve, me shpresen se do te shohin sadopak çiftin e lumtur.600 te ftuar do te jene te pranishem ne martese, ne kishen St George. 1200 persona jane ftuar ne oborrin e Keshtjelles Windsor, ndersa miliona te tjere do ta ndjekin nepermjet televizionit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist