Destinacionet me te lira per te kaluar Krishtlindjet kete vit!
Written by rt on 20/11/2018
Tre vendet me te lira per te kaluar Krishtlindjet kete vit jane Riga, Praga dhe Talin. Europa Lindore ka kryesuar kete klasifikim te bere se fundmi nga “Money Travel” ku eshte hulumutuar kostoja e vizitave ne 10 tregjet e Krishtlindjeve ne qytetet europiane. Studiuesit karahasuan çmimet e fluturimeve, akomodimeve, veres, pijeve dhe ushqimeve.I katerti ne klasifikim renditet Berlini, ndjekur nga Lile, Mynih dhe Budapesti. Nga ana tjeter si destinacionet me te shtrenjta per te kaluar Krishtlindjet kete vit renditen Kopenhageni, Vjena dhe Stokholmi.