Destinacionet ekzotike trend edhe kete sezon
Written by rt on 21/09/2018
Trendi i destinacioneve ekzotike duket se eshte kthyer serish jo vetem per turistet e huaj por edhe per ata shqiptare. Maldivet, Kuba, apo Tajlanda jane destinacionet qe kerkohen me shume kete periudhe. Agjencite konfirmojne kerkesa ne rritje kryesisht nga çiftet e reja shqiptare qe duan te kalojne muajin e mjaltit ne keto vende. Preferencat per keto destinacionet turistike megjithate jane te veçanta dhe nuk kane lidhje me turizmin e mases. Nderkohe muajte e vjeshtes karakterizohen edhe nga rezervime te shumta kryesisht ne qytetet kulturore europiane.