Dëshironi të eksploroni rrënojat nën ujë? Qipro është trendi i fundit
Written by Radio Travel on 23/07/2021
Një liman i ndërtuar në bregdetin jugor të Qipros rreth 2.400 vjet më parë po kthehet në një atraksion turistik nën ujë. Pushuesit do të kenë mundësi të zhyten në thellësi ndërsa admirojnë mbetjet antike të portit të Amathus, pranë qytetit turistik të Limassol. Destinacioni do të shërbejë si parku i parë arkeologjik nënujor në Qipro.
Turizmi i zhytjes nuk është krejt i ri për Qipron, por tanimë ky opsion po tërheq një numër të lartë vizitorësh, pavarësisht kufizimeve të pandemisë./radiotravel.al