Deshiron te flesh një natë në “Murin e Madh Kinez”…?! Më 11 gusht hapet konkursi!

Written by on 03/08/2018

Deshiron te flesh një natë në ``Murin e Madh Kinez``…?! Më 11 gusht hapet konkursi!



Kompania amerikane, AirBnB në bashkëpunim me historianë dhe arkitetktë të ndryshëm nga Pekini kane prezantuar  shnderrimin e nje kulle vrojtimi ne një shtëpi pushimi në Murin e Madh Kinez.

Kjo shtëpi e vogël pushimi do të qëndrojë e hapur për vetëm katër ditë për ata pushues fatlume qe do te arrijne te fitojne nje konkurs qe do te hape ArBNB. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në katëgorinë kushtuar Murit të Madh Kinez, në uebsaitin Airbnb një letër ku shpjegojnë të gjitha arsyet se përse ata mendojnë se është shumë e rëndësishme që të hiqen të gjitha barrierat që ekzistojnë ndërmjet kulturave të ndryshme dhe të jepen gjithashtu ide se si mund të vendosen lidhje të reja ndërmjet tyre.

Ky konkurs hapet më 11 gusht. Fituesit do të jenë katër çifte të cilët do të qëndrojnë secili nga një natë në këtë shtëpizë magjike, nga data 4-8 shtator.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist