Dalin shifrat zyrtare, ja sa shqiptarë jetojnë nëpër botë!

Written by on 19/12/2019

Dalin shifrat zyrtare, ja sa shqiptarë jetojnë nëpër botë!

INSTAT ka raportuar se për vitin 2019, numri i shqiptarëve që që jetojnë jashtë vendit arriti në rreth 1.64 milionë , në rrijte me 3.6 % krahasuar me një vit më parë. Shifra mbështetet mbi vlerësimet e tërthorta sepse matja e saktë e numrit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit paraqet vështirësi të kuptueshme të natyrës teknike. INSTAT përfshin te diaspora vetëm individët me shtetësi shqiptare. Jashtë llogaritjeve ngelen shtetasit shqiptarë të lindur jashtë vendit dhe të parregjistruar në Shqipëri si dhe individët që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë e ka Greqia me 481 mijë banorë dhe më pas Italia me 451 mijë shqiptarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogaritet se jetojnë rreth 215 mijë individë shqiptarë.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist