Dalin fotot e para/Drejt përfundimit ndriçimi i Kalasë së Krujës!
Written by Radio Travel on 04/03/2021
Pas asaj së Shkodrës dhe Beratit, edhe Kalaja e Krujës po shkon drejt përfundimit të projektit për ndriçimin e saj, për ta kthyer në një atraksion turistik edhe gjatë mbrëmjes. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Sipas saj, me ndriçimin e kalasë qyteti të ofron një tjetër magji gjatë mbrëmjes.
Në përfundim, projekti synon të thithë më tepër turistë vendas dhe të huaj, duke patur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e qytetit të Krujës./radiotravel.al
Tagged as Kalaja e Krujes