Çmimet bien deri në 23 përqind në disa prej destinacioneve më të njohura evropiane

Written by on 11/03/2019

Çmimet bien deri në 23 përqind në disa prej destinacioneve më të njohura evropiane

Post Office Travel Money ka publikuar raportin e fundit ne lidhje me koston e udhetimeve turistike  ne disa prej qyteteve me te medha Europiane.

Sipas ketij studimi cmimet kanë rënë deri në 23 për qind në qytetet me te njohura dhe me te vizituara te Europes.

Raporti  thekson se cmimet kanë rënë në dy të tretat e qyteteve për një shportë prej 12 artikujsh tipikë turistikë, duke përfshirë një sërë pijesh, një vak për dy vete dy netë ne nje hotel me tre yje si dhe  transportin public. Ndër qytetet më të lira janë klasifikuar Beogradi, Varshava, Stambolli, Bukureshti dhe qyteti portugez i Portos.
Qytetet më të shtrenjta përfshijnë Amsterdamin, Osloun, Helsinkin, Kopenhagën dhe qytetin Zviceran ,Zyrih.
Studimi tregon se  se rënia më e madhe në cmime sidomos kete muaj u pa ne Venecia, ku çmimet ranë mbi 23 për qind krahasuar me marsin 2018, ndersa ne Amsterdam, pavarësisht se mbetet qyteti më i shtrenjtë i eurozonës, cmimet rane me 17 perqind.

Nderkohe rritjen me te madhe te çmimeve prej 21.2 për qind kete vit e ka pare qyteti i Krakovit ne Poloni , dhe gjithashtu pesë kryeqytetet nordike (Kopenhagen, Helsinki, Oslo, Reykjavik dhe Stokholm)  te cilat vazhdojne te mebnete sipas Post Office Travel Money serish ndër qytetet më të shtrenjta ne bote.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist