Cilat janë rekomandimet që epidemiologia amerikane jep për shqiptarët në lidhje me Covid-19?!

Written by on 20/09/2021

Nëpërmjet një video të shpërndarë nga ambasada e SHBA në vendin tonë, epidemiologia amerikane Melissa Perry, që aktualisht ndodhet në Shqipëri, jep tre këshilla për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Ajo rekomandon që të gjithë të vaksinohen, pasi nëse vaksinohemi kemi 10 herë më pak mundësi të sëmureni nga Covid, si dhe të mbajmë maskën sa më shumë në të gjitha ambjentet e mbyllura.

Si dhe së fundmi, epidemiologia Perry rekomandon të gjithë individët që në rast se nuk ndjehen mirë dhe kanë simptoma të qendrojnë të izoluar në shtëpi.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist