Cilat janë lagjet më të “plakura” në Tiranë!?

Written by on 11/01/2020

Koefiçenti i varësisë moshore është tregues i përqindjes së popullsisë mbi 65 vjeç për grupet që kanë një moshë nga 16 deri në 64 vjeç, pra në moshë aktive për punë.  Ky indikator shërben për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale. Të dhënat e bashkisë së Tiranës mbi koefiçentin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës , por edhe ato më të reja.  Lagjia më e plakur e kryeqytetit është zgjedhur njësia numër 10, e gjithë zona që rrethon rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”.  Në vend të dytë renditet “Rruga e Dibrës” dhe në të tretin  zona e “Tregut Elektrik”. Përsa i përket moshës më të re në Tiranë, duket se është zgjedhur “Kombinati”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist