“Chocopalace” festivali qe ben gojen “te shkoje leng”…

Written by on 30/03/2018

“Chocopalace” festivali qe ben gojen “te shkoje leng”…

Ata qe cokollaten e duan me shume se cdo gje tjeter, do ta gjejne veten keto dite festive ne prag te Pashkeve ne Festivalin e Cokollates me te perfolur te momentit “Chocopalace” qe po mbahet ne afersi te Brukselit ne Belgjike. Festivali ka te ekspozuar skulptura gjigante kafshesh dhe shpendesh, te perbera te gjitha nga çokollata. Me lartesi deri ne tre metra, ato jane pjesa kryesore e ekspozites me rreth 50 krijime prej çokollate, nga 40 artiste nderkombetare. Festivali ‘Chocopalace’ mbahet  ne qytetin e vogel te Durbuy, ne jug-lindje te Brukselit, perfshin gjithashtu nje lume prej çokollate. Deri me tani, ekspozita eshte vizituar nga mbi 30 mije vete, e pritet te joshe shume te tjere gjate festes se Pashkeve. Durbuy, me nje popullsi prej 10 mije banoresh, e cileson veten si qytetin me te vogel ne bote. Per kete arsye ideja e organizatoreve per kete event kishte qene te sillnin festivalin me te madh te skulpturave prej çokollate, ne qytetin me te vogel ne bote.


Current track

Title

Artist

Background