Çfarë e pret në 2020-ën, Harkun e Triumfit në Paris!

Written by on 05/04/2019

Artisti i famshem bullgar Christo rikthehet ne Paris per te konkretizuar nje prej instalacioneve me interesante te dekades se fundit! Ai do të “paketojë” Harkun e Triumfit, nje projekt qe pritet te perfundoje ne pranveren e vitit 2020. Harku i Triumfit do të shnderrohet ne nje instalacion shume te vecante për 14 ditë, nga 6 prilli deri më 19 prill të vitit të ardhshëm. Për kete projekt do të nevojiten 25,000 metra katrorë pëlhurë polypropylene (polipropilen), si dhe litarë të kuq 7,000 metra te gjate. Sipas Qendres Franceze te Monumenteve, realizimi i një projekti te tille dëshmon përkushtimin në favor të artit bashkëkohor dhe rritjes së nje prej monumenteve më emblematike te Parisit dhe Francës. Projekti i fundit i Christo-s ishte ne 2016 “Skelat Lundruese” një instalim rreth 3 kilomentra i gjatë, që të lejonte të ecje mbi ujë, në liqenin e Iseo, në Itali .


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist