Çfarë duhet të dini për udhëtimet në Greqi tani
Written by Radio Travel on 17/07/2021
Greqia ka mirëpritur turistët gradualisht që nga maji dhe është relativisht e lehtë të udhëtosh drejt këtij destinacioni nëse plotëson kërkesat e hyrjes dhe ke dokumentacionin e duhur shëndetësor. Atraksionet në të gjithë vendin, përfshirë Akropolin dhe Parthenonin janë të hapura, sikurse restorantet, baret dhe tavernat.
Por përhapja e shpejtë e variantit Delta është bërë një arsye shqetësimi këtë javë, duke bërë që autoritetet të rikthejnë më shumë kontrolle në të gjithë vendin./radiotravel.al