Çernobili kërkon statusin e Trashëgimisë Botërore të Unescos

Written by on 04/01/2021

Rrënojat e Çernobilit, aty ku ndodhi katastrofa më e rëndë bërthamore në botë në 1986, po kërkojnë njohje nga Unesco me shpresë se përfshirja në listën e Trashëgimisë Botërore do të joshë më shumë vizitorë dhe financime për të ruajtur ndërtesat e përkeqësuara. Kjo zonë e cila përfshin qytetin fantazmë të Pripyat që dikur ishte shtëpia e 50.000 banorëve, aktualisht nuk ka asnjë lloj statusi zyrtar, por ka parë një fluks vizitorësh që nga publikimi i serialit televiziv “Çernobil”. Megjithëse nivelet e rrezatimit janë akoma më të larta se normalisht dhe autoritetet thonë se mund të duhen deri në 24.000 vjet që njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë në rajon të sigurt, operatorët turistikë thonë se është e sigurt për vizitat afatshkurtra. Sipas tyre në 2019 rezervimet u rritën me 40%.


Current track

Title

Artist