CEO-t me te fuqishem ne bote!

Written by on 15/05/2018

Kete vit, lista me njerezit me te fuqishem ne bote perbehej nga 75 emra, 1 per çdo 100 milione njerez ne toke.Nga keta, 35 jane drejtues kompanish. Pjesa me e madhe jane amerikane, ndjekur nga disa aziatike, nje europian dhe nje afrikan. Ne krye te renditjes eshte njeriu me i pasur ne bote, i vetmi me 12 shifra prane emrit te tij, Jeff Bezos, drejtuesi i Amazon. Ne momentin qe u publikua renditja, vlente 133 miliarde dollare. CEO tjeter qe ben pjese ne Top 10 te njerezve me te fuqishem ne toke eshte Larry Page, CEO i Alphabet. Mark Zuckerberg nuk ben me pjese ne top 10 per shkak me siguri te skandalit te Cambridge Analytica. Warren Buffet u terhoq nga bordi i Kraft Heiz, por 87-vjeçari nuk tregon asnje shenje ngadalesimi ne Berkshire Hathaway, kompania te cilen e bleu ne vitin 1963. Njeriu me i fuqishem i Wall Street, Jamie Dimon renditet i 19 ne listen e pergjithshme. Lideri me i fuqishem ne biznes jo amerikan eshte Jack Ma, drejtuesi ekzekutiv i Alibaba. Ne liste gjithashtu jane Tim Cook i Apple si dhe Elon Musk, nje nder revolucionaret me te medhenj ne fushen e teknologjise se kohes sone.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist