Ç’do të ndodhë me bizneset e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit?! Dhoma e Tregtisë jep zgjidhjen!

Written by on 06/12/2019

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës propozon që qeveria të falë taksat për biznesin në qytetin bregdetar për një afat të caktuar. Në mbledhje, dhoma ka kërkuar edhe lehtësime fiskale si dhe evidentim te dëmeve ekonomike që kanë pësuar bizneset pas tërmetit të 26 nëntorit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka kërkuar ngritjen e një grupi pune me ekspertë juridikë dhe ekonomikë për përcaktimin e rrugëve të përshtatshme për të ndihmuar biznesin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Propozimet që do të ngrihen nga ky grup pune dhe do t’i përcillen ministrisë së Financave. Shumë biznese në Durrës kanë pësuar dëmtime. Qindra hotele dhe biznese janë ofruar në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist