Bursat botërore në nivelet më të larta, ekspertët shpresojnë për një përmirësim gjigand në vitin që vjen!

Written by on 25/12/2019

Bursat botërore ndaluan në nivele rekord të larta ditën e martë dhe pritet të tregojnë vitin me performancën më të fortë në një dekadë, duke marrë nxitje nga marrëveshja tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.  Kompanitë e mëdha në indeksin e titujve të kapitalit në Kinë u rritën me 1%, pasi Kryeministri Li Keqiang tha se qeveria po konsideron masa të tjera për të ulur kostot e financimit për korporatat dhe reduktuar normën e rezervave të detyrueshme për bankat.   Pekini lajmëroi gjithashtu plane për të hequr tarifat e importit në disa produkte në fillim të vitit të ardhshëm.Indeksi MSCI që përmbledh aksionet e Azisë së Paqësorit përjashtuar Japoninë, mbeti i pandryshuar, pasi ka shtuar 3% këtë muaj dhe 24% që prej fillimit të 2019-ës. Indeksi pan-europian i titujve të kapitalit ka qëndruar në nivele rekord të larta,pavarësisht se shumë tregje kanë qëndruar të mbyllura për Krishtlindje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist