Bugatti prezanton makinen me te shtrenjte ne bote

Written by on 07/03/2019

Bugatti prezanton makinen me te shtrenjte ne bote

Prodhuesi francez i super makinave, ”Bugatti” ka zbuluar makinën e re më të shtrenjtë në botë, të  shitur tek një blerës i paidentifikuar për të paktën 11 milionë dollarë, çmim i cili mendohet të ketë kaluar rekordin e mëparshëm të makinave prej 8-9 milionë dollarësh.

Me fuqinë e motorit rreth 20 herë më të fuqishëm se një Ford Fiesta, makina u ndërtua për të festuar përvjetorin e 110 të Bugatit. Ferdinand Piech, nipi i themeluesit të Porsche, mendohet të jetë blerësi. Z.Piech është ish-shefi ekzekutiv i Volkswagen, i cili zotëron Bugatin. Megjithatë, Bugatti deklaron se blerësi ishte thjesht “një adhurues i markës”, e cila është një nga markat më të çmuara të industrisë motorike.

Presidenti i Bugatti Stephan Winkelmann tha se ‘’La Voiture Noire’’ (Makina e Zezë) kombinonte “teknologjinë e jashtëzakonshme, estetikën dhe luksin ekstrem”.

Shfaqja e makinave në Gjenevë dominohet nga super-makinat e reja elektrike, por gjashtë tubat e shkarkimit të Bugatit arrijnë në 62mph në 2,4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 261mph. Makina ka një trup fibër karboni të zi dhe një motor 1500 kuaj fuqi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist